Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novobërdë

0%

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot më në fshatin Parallovë të Novobërdës. Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, i cili ka theksuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Siç ka bërë të ditur Hashani, të lënduarit janë transportuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

“Ju njoftoj se sot në ora kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh. Parallovë, KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.

Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë të lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan”, ka deklaruar zëdhënësii. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi