“Vendimet e FIFA-s duhen respektuar” – Infantino flet për largimin e

0%

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas diskutimeve publike rreth vendimit të Komitetit të Pavarur Disiplinor për pezullimin e Folarin Balogun, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së organeve gjyqësore në futboll.

Infantino nënvizoi se strukturat disiplinore të FIFA-s veprojnë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe marrin vendime bazuar në rregulloret ekzistuese dhe faktet e secilit rast. Shumë emra të njohur të futbollit, po ashtu edhe Kombëtarja e Belgjikës, e kundërshtuan faktin, se Balogun, iu largua kartoni i kuq. “Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura.

Ato zbatojnë Kodin Disiplinor dhe vendosin bazuar në rregulla dhe fakte. Pavarësia e tyre është thelbësore për integritetin e futbollit dhe duhet respektuar gjithmonë”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai gjithashtu foli për kontaktet e tij me liderë botërorë, duke konfirmuar se ka diskutuar çështje të Kupës së Botës edhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por duke sqaruar se vendimet mbeten në duart e organeve përkatëse të FIFA-s. “Është një proces ligjor që trajtohet nga organet e pavarura dhe vendimi merret prej tyre.

Kështu funksionon sistemi i FIFA-s dhe unë do ta respektoj gjithmonë këtë parim”, shtoi Infantino. Presidenti i FIFA-s pranoi se jo gjithmonë pajtohet me vendimet e komisioneve disiplinore, por theksoi se respekti për to është i panegociueshëm.

FIFA President Gianni Infantino: “I have seen the public comments regarding the decision of the independent FIFA Disciplinary Committee related to the suspension of Folarin Balogun, and I would like to reiterate a fundamental principle of FIFA’s governance.

“FIFA’s judicial… pic.twitter.com/FzeWuMQIXf — FIFA Media (@fifamedia) July 6, 2026 “Disa vendime më befasojnë, me disa pajtohem dhe me disa jo. Por gjithmonë i respektoj. Nëse na pëlqejnë apo jo, është e parëndësishme. Respekti për institucionet dhe sundimi i ligjit mbrojnë integritetin e garave tona”, përfundoi ai.

Burimi: Telegrafi