Shkrimtarja dhe poetja, Mimoza Ahmeti, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Shoë” këtë të hënë, ku ka diskutuar mbi raportin mes artistit dhe veprës së tij. Gjatë intervistës, ajo u shpreh se në kohët e sotme publiku shpesh fokusohet më shumë te personazhi publik sesa te krijimtaria artistike.
Sipas saj, kjo ka ndikuar edhe në mënyrën se si ajo perceptohet nga audienca. Foto: YouTube “Me këto debatet online, fjala është në kohën ‘tani’ dhe mua më shumë më njohin për të gjitha fjalët që kam thënë në intervista sesa për veprën time”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se po punon për ta ndryshuar këtë situatë, duke treguar se është në proces të krijimit të një uebsajti ku do të publikojë dhe shesë veprat e saj në formë elektronike. Po ashtu, zbuloi se është duke u rikthyer edhe në muzikë, duke punuar në një projekt të ri. “Këngët e mia kanë fjetur gjumë prej 20 vitesh.
Tani po bëj një këngë me Bujakën, kemi bërë provën e parë në Durrës dhe u kënaqëm shumë”, deklaroi Ahmeti. E njëjta u shpall fituese e Ferma VIP 3 duke fituar plot 129 mijë euro.
