Shpërndaje në: Fenomeni Ronaldo ishte ndër të parët që kritikoi përzgjedhësin e Brazilit, Carlo Ancelotti pas eliminimit nga Kupa e Botës. “Duhet të jem i sinqertë. Mendoj se kjo rënie fillon me vendimet nga stoli. Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në histori, por bëri gabime”, ka thënë Ronaldo.
Legjenda braziliane nuk e kuptoi pse Joao Pedro u la jashtë ekipit ose pse Endrick, “një lojtar që gjithmonë sillte energji”, e kaloi pjesën më të madhe në stol. Edhe Viniciues Junior nuk i ka shpëtuar kritikave të fenomenit. “Ai duhet të marrë përgjegjësi. Ne të gjithë e dimë sa i talentuar është, por nuk ka luajtur mirë në Kupën e Botës”, është shprehur Ronaldo.
