Katër të lënduar në një aksident në Paravollë të Novobërdës

0%

Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur në fshatin Paravollë të Novobërdës. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Ju njoftoj se sot në ora kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallovë,KK-Novobërdë.

Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrëfikësit kanë dalë, në vendngjarje.Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura” ka thënë fillimisht Hashani. Më tutje është bërë e ditur se në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan.

Burimi: Bota Sot