Vazhdojnë largimet te Koreja e Jugut pas dështimit në Botëror

0%

Shpërndaje në: Pas dorëheqjes së selektori, Hong Myung-bo, të hënën nga posti i presidentit të Federatës së Futboll të Koresë së Jugut, është larguar Chung Mong-gyu. Largimi i tij vjen pas kritikave të ashpra pas eliminimit të hershëm të Koresë së Jugut nga Botërori. Korja e Jugut nuk kaloi grupet, gjë që u vlerësua dështim në vendin aziatik.

“I gjithë suksesi është falë lojtarëve dhe tifozëve tanë, dhe të gjitha gabimet janë përgjegjësia ime. Jam i bindur se futbolli korean do t’i kapërcejë vështirësitë dhe do të arrijë sërish lartësi, siç ka bërë gjithmonë”, ka thënë Mong-gyu. Superylli i futbollit të Koresë së Jugut, Son Heung-min, kërkoi falje për paraqitjen e ekipit. Tha se është “i lënduar në mënyrë të papërshkrueshme”.

Burimi: Koha