I dëmtohet futbollisti në Botëror, Bajern Mynih në panik

0%

Bajern Mynih e ka ndjekur me vëmendje ndeshjen mes Kanadasë dhe Marokut dhe nuk ka mbetur i kënaqur. Blerja e re Ismael Saibari u detyrua të largohej herët nga fusha për shkak të një dëmtimi. Disa orë pas përfundimit të ndeshjes, Maroku dha një përditësim fillestar.

“Ai kishte pak dhimbje në kofshë” , raportoi trajneri. 25 vjeçari e kapi disa herë pjesën e pasme të kofshës së djathtë pas një sprinti, dhe më pas ra në tokë duke mbuluar fytyrën me duar.

Trajneri shpjegoi se nuk donin të rrezikonin me këtë zëvendësim: “Është e rëndësishme të aktivizojmë lojtarë që janë 100 përqind në ndeshje kaq vendimtare.” Ende nuk është e qartë për sa kohë sulmuesi do të mungoj për shkak të dëmtimit muskulor. Pjesëmarrja e tij në pjesën tjetër të Botërorit është gjithashtu e pasigurt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot