Egli Tako flet për Olsi Bylykun

0%

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka folur hapur për fillimet e saj në muzikë dhe rrugëtimin artistik. Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te bashkëpunimi i saj i parë muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë edhe në lidhje.

Egli theksoi se ai projekt mbetet shumë i veçantë për të dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje. “Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i p arë”, u shpreh ajo. “Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lansojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit”, shtoi Egli.

“Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin “, theksoi artistja mes tjerash. Egli nënvizoi se ndjen vetëm mirënjohje për atë bashkëpunim dhe për artistin me të cilin e realizoi projektin, duke ruajtur një qasje profesionale pavarësisht historisë së tyre personale

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot