Të dyshuarit për vrasjen e një personi dhe plagosjen e vëllait të tij

0%

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit, Arben Spasollit, i cili dyshohet se ka therur me thikë për vdekje një person dhe ka plagosur vëllain e tij më , në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Hateme Haxhaj, e cila tha se Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. “Gjykata ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit në fjalë edhe për dy muaj të tjerë, përkatësisht deri më datë ”- theksoi Haxhaj.

Të dyshuarit më herët i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ngjarja kishte ndodhur në “Lagjen e Romëve”, ku si pasojë e sulmit me thikë kishte mbetur i vdekur një person dhe ishte plagosur vëllai i të dyshuarit .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Prokurorisë, sulmi kishte qenë fatal për viktimën, e cila kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse në pjesën e qafës. Rasti kishte ndodhur rreth orës . Me të marrë informatën, njësitet e Policisë kishin ndërmarrë një operacion të shpejtë, i cili kishte rezultuar me arrestimin e të dyshuarit, 31-vjeçar.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale, hetuesit kishin sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se ishte kryer krimi. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, viktima nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve. Nga i njëjti sulm kishte mbetur i plagosur edhe një person i dytë.

Pasi kishte marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ai ishte transferuar për trajtim të mëtejmë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë. Sipas stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore ishte jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: Kallxo