Aksioni i Policisë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në burg

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar sot, më , për arrestimin e tre personave të kërkuar me urdhër të gjykatës në rajonin e Gjakovës, të cilët më pas janë dërguar në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale, përfshirë tentativën për vrasje të rëndë, kanosjen, armëmbajtjen pa leje dhe vjedhjen e rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë kryer gjatë fundjavës nga Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, në zbatim të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Policia bën të ditur se M.Gj. është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të një dënimi prej katër vjet e tre muaj burgim, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, pasi është dënuar për veprën penale “shtytje e mbetur në tentativë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, D.K. është arrestuar për të vuajtur një dënim prej 95 ditësh burgim për veprat penale “kanosja” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Po ashtu, A.G. është dërguar në vuajtje të një dënimi prej një viti burgim për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykatat dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Burimi: Kallxo