Bajqinovci publikon raportime shqetësuese për trajtimin e

0%

Deputeti Mefail Bajqinovci ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa nga shumë bashkatdhetarë, të cilët, sipas tij, gjatë kalimit nëpër Serbi po përballen me ndalime të gjata, kontrolle të pajustifikuara dhe presione nga policia serbe.

Ai ka thënë se, sipas raportimeve, udhëtarëve u kontrollohen telefonat mobilë, të dhënat personale dhe rrjetet sociale, ndërsa disa prej tyre pretendojnë se u janë kërkuar deri në 200 euro pas kontrolleve. Duke e cilësuar këtë trajtim të papranueshëm, Bajqinovci u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që, sa herë të kenë mundësi, të shmangin kalimin përmes Serbisë gjatë udhëtimit drejt Kosovës.

Postimi i Bajqinovcit: Po më shkruajnë shumë bashkatdhetarë të shqetësuar se gjatë kalimit nëpër Serbi, duke ardhur për pushime në Kosovë, po përballen me ndalime të gjata, presione, kontrolle të pajustifikuara dhe plaçkitje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve që po marr, policia serbe po u kërkon të hapin telefonat mobilë, po u kontrollohen të dhënat personale e deri te rrjetet sociale, duke cenuar të drejtat themelore të njeriut. Madje, disa prej tyre ankohen se pas këtyre kontrolleve po i plaçkisin duke ju kërkuar në presion deri në 200 euro.

Është e papranueshme që bashkatdhetarët tanë të trajtohen në këtë mënyrë gjatë udhëtimit drejt vendlindjes së tyre. Për shkak të këtyre raportimeve shqetësuese, u bëj thirrje bashkatdhetarëve që, sa herë që kanë mundësi, të shmangin kalimin përmes Serbisë gjatë ardhjes në Kosovë.

Burimi: Bota Sot