Ish-portieri i Shqipërisë pensionohet nga futbolli pa paralajmërim?!

0%

Partizani prezantoi ditën e sotme trajnerin e ri, Florin Bratu, i cili merr në dorë “frerët” e ekipit të kuq. Pak minuta më parë, klubi i Partizanit ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku 46-vjeçari rumun përshëndetet edhe me lojtarët e skuadrës.

Ajo ç’ka bie në sy, është që Alban Hoxha nuk është pjesë e ekipit. 38-vjeçari shihet të jetë pas trajnerit Bratu, me veshjen e asistentit, duke treguar qartë se ka “varur këpucët në gozhdë”, por do të jetë pjesë e stafit të Partizanit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com