Këshilltari për çështje fetare i Trumpit viziton Manastirin e Deçanit

0%

Pastori amerikan Mark Burns, i cili shërben si këshilltar joformal për çështje fetare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një vizitë në Manastirin e Deçanit. Sipas igumeni i manastirit, Sava Janjiq, e ka njoftuar mysafirin nga Uashingtoni me historikun e këtij monumenti, i cili mbrohet nga UNESCO, si pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Burns ka mbërritur në Kosovë më 5 korrik, ku fillimisht vizitoi Patriarkanën e Pejës së bashku me patriarkun serb Porfirije. Përmes një mesazhi në rrjetin social X, pastori amerikan ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij është promovimi i bashkëjetesës. “Nuk kam ardhur për të thelluar ndarjet.

Kam ardhur të dëgjoj, të lutem dhe të mbështes paqen, pajtimin dhe shërimin në mbarë Kosovën dhe Ballkanin. Zoti e mbroftë çdo familje, çdo kishë, çdo manastir dhe çdo komunitet që përpiqet të jetojë në paqe” – shkroi Burns në “X”. Në Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në shtator 2020, Kosova dhe Serbia u zotuan zyrtarisht për mbrojtjen dhe promovimin e lirive fetare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Angazhimet kryesore përfshinin: të mbrojnë monumentet fetare dhe të zbatojnë vendimet e gjykatave që mbrojnë Kishën Ortodokse Serbe, si dhe të vazhdohet me kthimin e pronës së viktimave të Holokaustit që nuk kanë trashëgimtarë.

Edhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 (Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë) përmes Nenit 7 i obligon palët të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje për trashëgiminë fetare. Pika fokusohet te garantimi i sigurisë dhe lirisë së veprimit të objekteve të kultit.

Në atë aneksin e marrëveshjes thuhet se “Kosova duhet të sigurojë një nivel shtesë mbrojtjeje për objektet dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

Burimi: Kallxo