Dyshohet se kërkoi mbi 600 euro për dokumente ndërtimi, ndalohet

0%

Një zyrtar në Kaçanik është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pas një hetimi të zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë.

Sipas Policisë, njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur hetimet pas pranimit të informatave për dyshime se zyrtari kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Dyshohet se, përveç dokumentacionit të rregullt për pajisje me leje ndërtimi, ai i kishte kërkuar viktimës edhe dokumente shtesë (projekte), duke i thënë se do t’ia kompletonte përmes një kompanie private gjeodezike, për të cilat viktima kishte paguar mbi 600 euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas marrjes së lejes së ndërtimit, viktima kishte vërejtur se dokumentet për të cilat kishte bërë pagesën nuk figuronin fare në dosje, me ç’rast kishte njoftuar Policinë e Kosovës.

Pas pranimit të rastit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe operative, ndërsa sot, në koordinim me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com