Blatter bashkohet në kritika- “ku po shkon FIFA?”

0%

Shpërndaje në: Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, u shpreh i habitur për vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit për të anuluar dënimin ndaj amerikanit, Folarin Balogun. Dyshohet se kishte një telefonatë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me këtë.

“Kartonat e kuq nuk anulohen për shkak të telefonatave politike, ato anulohen bazuar në rregulla, prova dhe organe të pavarura”, shkroi zvicerani Sepp Blatter në “X”.

“Nëse një president amerikan ndërhyn te presidenti i FIFA-s dhe një lojtar papritmas merr lejen për të luajtur në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës, pyetja është e pashmangshme: Ku po shkon, FIFA?”, vazhdoi ish-udhëheqësi i futbollit botëror. 90-vjeçari Blatter u detyrua të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të FIFA-s në vitin 2015.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arsyeja kryesore ishte skandali i madh i korrupsionit që përfshiu FIFA-n, me arrestime të disa zyrtarëve të lartë dhe hetime ndërkombëtare. Më vonë ai u pezullua nga futbolli për shkelje të rregullave etike.

Burimi: Koha