Sfera misterioze në plazhet e Australisë, autoritetet thirrje

0%

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha metalike të shfaqura gjatë fundjavës në Forrest Beach, në veri të rajonit të Queensland-it, ndërsa dyshimet e para tregojnë se ato mund të jenë mbetje nga një raketë hapësinore që është rikthyer në atmosferën e Tokës. Objektet u zbuluan nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje mbërritën ekipe të zjarrfikësve të pajisur me kostume mbrojtëse kundër materialeve të rrezikshme, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie prej 50 metrash rreth secilit objekt. Sferat u vendosën në fuçi speciale për transportin e materialeve potencialisht të rrezikshme.

Sipas agjencisë australiane të hapësirës, vendndodhja dhe karakteristikat e këtyre objekteve përputhen me mbetje të një trupi raketor, që ka hyrë së fundmi në atmosferën e Tokës. Megjithatë, origjina e saktë e raketës ende nuk është konfirmuar dhe hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për siguri, qytetarëve u është kërkuar të mos i prekin sferat në fjalë dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës nëse zbulojnë objekte të tjera të ngjashme. Në internet kanë qarkulluar spekulime se sferat mund të jenë rezervuarë të anijeve kozmike, të cilët mund të përmbajnë lëndë djegëse ose reaktive.

Burimi: Bota Sot