Përmbyllet Prizren Rock & Blues Music Festival, tri net me muzikë dhe

0%

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se përmes një atmosferë elektrizuese dhe energji të jashtëzakonshme u përmbyll edicioni i sivjetmë i Prizren Rock & Blues Music Festival, duke mbledhur për tri net radhazi artistë të njohur dhe adhurues të muzikës rock e blues në zemër të qytetit të Prizrenit.

Në natën përmbyllëse, skena kryesore u dominua nga performancat e Dire Straits Legacy, Telex dhe Beska & All Star Band, të cilët sollën një spektakël të veçantë për publikun. Ndërkohë, në skenën “Sunset Stage”, atmosferën e gjallëruan Urban Band & Flavia Zare dhe Dhjetori, duke e mbyllur festivalin me ritme dhe emocione të forta.

Prizreni ndizet sonte me tingujt e rock-ut dhe blues-it, nis festivali treditor Gjatë tri netëve të festivalit, qytetarë dhe vizitorë patën mundësinë të shijojnë performanca cilësore, atmosferë festive dhe momente të paharrueshme, duke e kthyer Prizrenin në qendër të muzikës rock dhe blues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Organizatorët falënderuan të gjithë artistët, bashkëpunëtorët dhe publikun për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, duke theksuar se suksesi i këtij edicioni është dëshmi e rëndësisë që festivali ka marrë në kalendarin kulturor të vendit. ​Rock-u pushton Prizrenin, festivali vazhdon edhe sot e nesër “Edicioni i sivjetmë u mbyll me premtimin për t’u rikthyer vitin e ardhshëm me një program edhe më të pasur dhe surpriza të reja për adhuruesit e muzikës”, thuhet tutje në njoftimin e Totaj të postuar në rrjetin social Facebook.

Burimi: Telegrafi