Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, një grua është arrestuar nën dyshimin se në valixhen e saj kishte fishekë të gjuetisë. Pas kontrollit, Policia bën të ditur se i ka konfiskuar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë. Pas intervistimit, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”- thuhet në njoftimin policor. Rasti ka ndodhur më ndërkaq është inicuar si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.
