LBK kërkon publikimin urgjent të rezultateve për Vitën: Çdo vonesë po

0%

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka shprehur mbështetjen e saj për kompaninë prodhuese Vita, duke u bërë thirrje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe institucioneve përgjegjëse që të publikojnë sa më shpejt rezultatet zyrtare të kontrolleve dhe analizave të kryera në sektorin e qumështit.

Përmes një reagimi publik, LBK thekson se mbështet zbatimin e ligjit dhe kontrollet profesionale, por kundërshton çdo veprim që mund të jetë i ndikuar politikisht. “LBK mbështet plotësisht zbatimin e ligjit, kontrollet profesionale dhe mbrojtjen e sigurisë ushqimore, por kundërshton çdo kontroll të motivuar apo të ndikuar politikisht.

Rezultatet duhet të jenë ekskluzivisht profesionale, të pavarura dhe të liruara nga çdo ndërhyrje politike apo interes tjetër ”, thuhet në reagim. Sipas LBK-së, zvarritja e publikimit të rezultateve po shkakton pasoja serioze për kompaninë Vita dhe gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit në vend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“ Çdo ditë vonesë në përfundimin e analizave dhe publikimin e rezultateve po shkakton dëme të mëdha për kompaninë Vita, blegtorët, fermerët, përpunuesit dhe gjithë sektorin e qumështit. Kjo pasiguri po dëmton prodhimin vendor, po rrezikon vendet e punës, po cenon reputacionin e produkteve të Kosovës dhe po rrezikon tregjet vendore e ndërkombëtare të fituara me shumë mund” , thekson LBK.

Në reagim thuhet gjithashtu se vonesat në procedura ndikojnë drejtpërdrejt në favorizimin e produkteve të importuara. “Çdo vonesë dhe çdo veprim i tillë në praktikë i shkon në favor produkteve të importuara, duke dobësuar konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë dhe duke goditur një nga sektorët më strategjikë të ekonomisë së Kosovës”, thuhet më tej.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon që procedurat të përfundojnë sa më parë dhe rezultatet të publikohen me transparencë të plotë.

“Prandaj, kërkojmë që procedurat të përfundojnë urgjentisht, rezultatet të publikohen me transparencë të plotë dhe pa asnjë ndikim politik.” LBK shpreh kundërshtimin ndaj çdo forme presioni politik apo veprimi institucional që, sipas saj, cenon sigurinë juridike të bizneseve.

“L BK shpreh qartë kundërshtimin e saj ndaj çdo forme presioni politik apo spektakli institucional që cenon pavarësinë e sundimit të ligjit dhe krijon pasiguri për bizneset. Veprimet institucionale duhet të jenë profesionale, proporcionale dhe të bazuara vetëm në ligj. Mos e dëmtoni sektorin e qumështit. Mos e dëmtoni blegtorinë dhe prodhimin vendor.

Çdo vonesë dhe çdo vendim i ndikuar politikisht dëmton fermerët, bizneset e Kosovës dhe i hap rrugë importit në dëm të ekonomisë sonë ”, thotë reagimi i LBK-së.

Burimi: Bota Sot