Policia përsëri gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në tri

0%

Pas mesnatës së , në tri lokacione në Zubin Potok janë konfiskuar armë, pajisje ushtarake e para të vjetra jugosllave. Në lokacionin e parë, Policia njofton se në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur. Sipas organeve të rendit, është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

Në rastin e dytë, përsëri në një shtëpi të pabanuar, janë gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake, dhe tri pajisje ushtarake për ushqim. Edhe për këtë bastisje, prokurori ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Ndërsa në lokacionin e tretë, edhe këtu një shtëpi e pabanuar, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”- thuhet në njoftim. Rastet janë iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe më , Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut kishte njoftuar se ishin gjetur armë, municion dhe mjete tjera ilegale në tri lokacione në Zubin Potok. Operacioni kishte ndodhur më , ku policia kishte kryer dy kontrolle në fshatin Presek dhe një në Qeçevë.

KALLXO.com ka raportuar se është liruar në procedurë të rregullt i dyshuari tek i cili Policia kishte gjetur një pushkë M48, 74 fishekë të së njëjtës armë dhe 254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, në Presek. Mjetet ilegale, ishin gjendur, në një stallë për ushqimin e bagëtive, gjatë aksionit të Policisë.

Burimi: Kallxo