Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishte shkaktuar një zjarr, ku për pasojë ishte djegur një veturë. Sipas Policisë, arrestimi ka ndodhur më , në Prishtinë, kur hetuesit e stacionit policor të Lipjanit kanë arrestuar të dyshuarin lidhur me rastin i cili kishte ndodhur më .
Siç bëhet e ditur, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoj të dyshuarin me inicialet F.V i moshës 25-vjeçare, pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative. Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit i cili paraprakisht e kishte intervistuar atë.
