Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Artanës, Abdyl Gashin, kanë parë nga afër fillimin e punimeve në rrugën e Kufcës. Kryetari Hyseni, tha se edhe një projekt tjetër i rëndësishëm po realizohet, rruga e Kufcës po zgjerohet dhe po asfaltohet.
I pari i Gjilanit, tregoi së bashku me nënkryetarin e Artanës, Abdyl Gashi, panë nga afër fillimin e punimeve në këtë aks të rëndësishëm. “Përveç zgjerimit të rrugës deri në 6 metra dhe rregullimit të trotuarit për këmbësorë, po trajtojmë edhe zgjerimin e shtratit të lumit”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se brenda pak javësh këtu do të shtrohet asfalti i ri.
