Anglia festoi një fitore historike 3-2 ndaj Meksikës dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, por mbrëmja u mbyll me shqetësim për Jordan Henderson. Mesfushori 36-vjeçar nuk u aktivizua në fushë, por u bë protagonist fillimisht pasi u ndëshkua me karton të verdhë si zëvendësues, pas një përplasjeje pranë vijës anësore gjatë nxehjes.
Megjithatë, incidenti më i rëndë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. Teksa po festonte me bashkëlojtarët, Henderson u rrëzua mbi një tabelë reklamuese dhe pësoi një lëndim të dyshuar në kyçin e dorës. Mesfushori mori ndihmën e parë në fushë, iu vendos oksigjen dhe më pas u largua me barelë drejt spitalit për ekzaminime të mëtejshme.
Jordan Henderson’s World Cup seems to come to an early end after reportedly BREAKING HIS ARM 😳🤕 pic.twitter.com/Tx2PXr1lKN — LiveScore (@livescore) July 6, 2026 Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel konfirmoi se Henderson ishte dërguar në spital. “Jordan e lëndoi kyçin e dorës. Thjesht nuk i përshtatet kësaj mbrëmjeje fakti që Jordani nuk është me ne”. “Nuk e di procedurën.
Mjeku më tha se ai ndodhet në spital”, deklaroi Tuchel. Edhe Jude Bellingham dhe Harry Kane komentuan situatën e bashkëlojtarit të tyre. “Ka një problem të vogël”, u shpreh Bellingham. “Hendo thjesht u rrëzua atje. Besoj se është mirë. Ka të bëjë me krahun e tij”, tha Kane.
Ende nuk ka një përditësim zyrtar nga stafi mjekësor i Anglisë, por ekziston frika se Henderson mund të humbasë ndeshjen çerekfinale ndaj Norvegjisë, madje edhe pjesën e mbetur të Kupës së Botës./ Telegrafi
