Vidhen dy pistoleta nga një banesë në Prishtinë

0%

Një qytetar ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij gjatë kohës kur ajo ka qenë e pabanuar. Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë demoluar gjësende brenda banesës dhe më pas kanë arritur të hapin me forcë një kasafortë, nga e cila kanë vjedhur dy pistoleta për të cilat ai posedonte leje.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve.

Burimi: Telegrafi