​Kosovës i vdiqën tre banorë, të dielën, dy u gjetën pa shenja jete,

0%

Tre persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara Dy nga ta u gjetën pa shenja jetë, ndërsa i treti ka rënë nga një lartësi. Në Prizren, rreth orës , një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, sipas policisë, ndërsa me vendim të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion.

Rasti tjetër i hetimit të vdekjes është raportuar në Dragash, ku një burrë është gjetur pa shenja jete. Edhe këtu ka qenë ekipi mjekësor, sipas policisë, që ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është dërguar në obduksion, po ashtu. Në Shtime, të dielën pak para orës 19, është raportuar se një person ka rënë nga një lartësi.

Ekipi mjekësor, sic bëhet e ditur nga forcat e rendit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar viktimën në QKMF, ku është konstatuar se ishte pa shenja jete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot