Emrat e rrugëve në Tetovë, BDI sërish në protesta më 11 korrik

0%

BDI – Dega Tetovë njoftoi se më 11 korrik do të organizojë protestë qytetare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve dhe sheshit në Tetovë.

Në kumtesë, dega e BDI-së pretendon se Komuna e Tetovës nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, gjë që, sipas saj, ka çuar në shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve dhe rikthimin e emrave të mëparshëm. “Prandaj, për ne është më se e qartë se Bilall Kasami mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike për këtë vendim skandaloz.

Heshtja dhe mosveprimi i tij ndaj kërkesave të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë përgjegjësi të rëndë ndaj interesit, historisë dhe dinjitetit të qytetarëve të Tetovës”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Nga dega e BDI-së në Tetovë u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës, të cilën e cilësojnë si protestë për mbrojtjen e dinjitetit, historisë dhe identitetit të qytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi