Vinicius Junior ka sqaruar arsyen pse nuk e ekzekutoi penalltinë e Brazilit në humbjen 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës. Brazili u eliminua nga turneu pas dopietës së Erling Haaland, ndërsa një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ishte penalltia e humbur nga Bruno Guimaraes, në kohën kur rezultati ishte ende 0-0.
Pas ndeshjes, shumë tifozë ngritën pikëpyetje se përse Vinicius Junior nuk mori përsipër ekzekutimin e penalltisë. Ylli i Real Madridit sqaroi se vendimi nuk ishte i tij, por i stafit teknik. “Pse nuk e ekzekutova penalltinë?
Sepse ishte vendim i trajnerit.” “Unë kurrë nuk fshihem dhe nuk i shmangem përgjegjësive.” “Marr gjithmonë përgjegjësi kur duhet, por këtë herë ishte një vendim i trajnerit dhe unë e respektova atë”, deklaroi Vinicius.
Më herët, përzgjedhësi Carlo Ancelotti kishte bërë të ditur se zgjedhja ishte bazuar në analiza statistikore dhe jo në reputacionin e lojtarëve, ndërsa Bruno Guimaraes u përzgjodh për ta ekzekutuar penalltinë. Megjithatë, mesfushori brazilian nuk arriti ta mposhtte portierin Orjan Nyland, një moment që ndikoi ndjeshëm në eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës./ Telegrafi
