Adele bën një paraqitje të rrallë publike, shfaqet me bluzën e Lando

0%

Adele bëri një nga paraqitjet e saj të rralla publike duke marrë pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone, ku tërhoqi vëmendjen me një bluzë në mbështetje të kampionit të botës në Formula 1 për vitin 2025, Lando Norris, dhe ekipit McLaren.

Këngëtarja 38-vjeçare e kompletoi pamjen me syze të mëdha dielli dhe një varëse delikate me mbishkrimin “Mummy”, ndërsa u pa mes shumë emrave të njohur që ndoqën garën në Silverstone. Në pistë, Charles Leclerc arriti fitoren e tij të parë në Silverstone dhe të parën e sezonit, pas një gare dramatike që përfundoi nën makinën e sigurisë, shkruan DailyMail.

Më pas, FIA sqaroi se një njoftim i gabuar për tërheqjen e makinës së sigurisë ishte shkaktuar nga një problem në sistemin informatik. Adele njihet prej kohësh si adhuruese e Formula 1. Vitin e kaluar ajo u pa në Çmimin e Madh të SHBA-së në Austin, ku pozoi me pilotët e Mercedesit, George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pak ditë më parë, në një intervistë të rrallë, artistja foli edhe për djalin e saj 13-vjeçar, Angelo, duke zbuluar se Formula 1 është bërë një pasion i përbashkët për të dy. “Djali im është shumë i apasionuar pas kartingut dhe gjërave të tilla. Më pyeti për këtë disa vite më parë dhe i thashë: ‘Në rregull’. Nuk njoh shumë adoleshentë që kanë një pasion të tillë, ndaj përpiqem ta mbështes.

Ai është i fiksuar, por jam bërë edhe unë”, u shpreh Adele. Ajo shtoi se interesi i djalit e ka afruar edhe më shumë me këtë sport. “Kur fëmija yt ka një interes, duhet ta mbështesësh. Mbi të gjitha, mendoj se është e rëndësishme të interesohesh edhe ti për atë që e bën të lumtur”, tha këngëtarja.

Burimi: Telegrafi