Aguirre largohet krenar, mbështet selektorin e ardhshëm të Meksikës

0%

Shpërndaje në: Javier Aguirre i ka dhënë fund periudhës së tretë në krye të Meksikës, në disfatën 3:2 nga Anglia në një të tetën e finales. Rafa Marquez do të jetë selektor i ri i Meksikës, ndërsa Aguirre e ka mbështetur për ta dërguar përfaqësuesen përpara. Aguirre para Botërorit kishte bërë të qartë se do të largohej pas ndeshjes së fundit.

Ai ka theksuar se ish-kapiteni i Meksikës, Marquez, ishte gati të vazhdonte punën e bërë në skuadrën që ktheu besimin e meksikanëve. “Do të doja t’i thoja lamtumirë popullit tim me një fitore. Kjo dhemb, por ne u përpoqëm”, ka thënë Aguirre. Ai ka theksuar se lojtarët e Meksikës duhet të largohen me kokën lart. Aguirre i ka falënderuar të gjithë. “Po largohem me shumë krenari.

Këta lojtarë më bënë shumë të lumtur. Ne ia kthyem ndjenjën e identitetit këtij ekipi”, ka thënë Aguirre. Marquez ishte kapiten i Meksikës në pesë Kupa të Botës. Ai punoi përkrah Aguirres në këtë Botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha