Protesta për çlirimtarët në Kroaci, Gucati: Shtetet evropiane mos ta

0%

Shqiptarë të shumtë u mblodhën të dielën në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati bëri të ditur se shqiptarë nga Sllovenia, Gjermania, Italia e Kosova morën pjesë në këtë protestë, transmeton Klankosova. Gucati u shpreh i bindur se mesazhi i protestueseve do të shkojë në vendin e duhur.

“Ne kërkuam që edhe shteti kroat ta ngrit zërin më shumë, për Gjykatën Speciale, jo kundër drejtësisë. Ne kërkuam që shtetet evropiane të mos e financojnë këtë gjykatë, duke e ditur që është gjykatë e njëanshme, është e padrejtë dhe është duke punuar gjithmonë me njerëz të fabrikuar, apo me njerëz që mendojnë shqip por kokën e kanë në Beograd”, tha Gucati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com