Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). “Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare “Bogorodicë”, vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 15-30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
