Certifikimi i rezultateve, KQZ në pritje të Supremes

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Telegrafin se certifikimi i rezultateve do të varet nga përmbajtja e vendimeve të Gjykatës Supreme.

“Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, ka thënë Elezi. KQZ më shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 19.44 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69 për qind, Aleanca 6.74 për qind, ndërsa Lista Serbe ka marrë 5.40 për qind të votave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi