Fundi i një epoke: Neymar tërhiqet nga Kombëtarja e Brazilit

0%

Superylli brazilian Neymar ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme me Kombëtaren e Brazilit. 34-vjeçari e konfirmoi vendimin menjëherë pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, një ndeshje që rezultoi të ishte e fundit e tij me fanellën e “Seleção”. “U përpoqa. U përpoqa.

Filloi këtu në stadiumin MetLife dhe përfundova këtu. Tani ka mbaruar”, deklaroi Neymar mes emocionesh pas përfundimit të takimit. Edhe pse Brazili u eliminua, Neymar arriti të gjejë rrugën e golit në paraqitjen e tij të fundit, duke realizuar nga pika e bardhë në minutat e fundit të ndeshjes.

Sulmuesi largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Brazilit, me 80 gola në 129 paraqitje. Ai përfaqësoi vendin e tij në katër Kupa Botërore dhe në shumë turne të mëdha, duke u shndërruar në një nga figurat më ikonike të futbollit brazilian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri Carlo Ancelotti e kishte rikthyer Neymarin në ekip për Kupën e tij të katërt të Botës, pas një mungese trevjeçare nga kombëtarja, duke i ofruar një mundësi të fundit për të fituar trofeun më të madh në futboll. Megjithatë, ëndrra e tij për t’u shpallur kampion bote u shua pas dy golave të Erling Haaland, që i dhanë Norvegjisë një fitore historike.

Me largimin e Neymarit, Brazili i jep lamtumirën një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së tij dhe mbyllet zyrtarisht një epokë e artë për “Seleçao”.

Burimi: Telegrafi