Ra nga krevati, foshnja 10 muajshe ndërron jetë në spital në Itali

0%

Një foshnjë dhjetëmuajshe humbi jetën në Bisceglie, në veri të Barit, pasi pësoi lëndime të rënda pas një rrëzimi nga shtrati i tij në shtëpi. Fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e tij, e cila raportoi se djali i saj kishte rënë nga shtrati edhe pse sipas saj ajo kishte vendosur disa jastëkë si barriera mbrojtëse.

Në spital i mituri mbërriti në gjendje të rëndë dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk arriti të mbijetonte. Do të jenë autoritet ligjore tani që do të hetojnë ngjarjen për të përcaktuar shkaqet e vërteta.

Burimi: Bota Sot