Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Brazil – Norvegji

0%

Shpërndaje në: Brazili dhe Norvegjia kanë luajtur baras, 0:0 gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes që i takon një të tetës së finales të Kupës së Botës 2026. Ndeshja po luhet në stadiumin “MetLife” në Neë Jersy. Norvegjia në minutën e katërt shënoi gol. Por goli i Patrick Bergut u anulua për pozitë jashtë loje. Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi penallti.

Matheus Cunha fitoi penallti, të cilin e mori përsipër për ta gjuajtur Bruno Guimaraes. Por gjuajta e brazilianit nga pika e bardhë u prit nga portieri norvegjez, Orjan Nyland. Norvegjia në fund të pjesës së parë nëpërmjet Martin Odegaardit rrezikoi portën e Brazilit. Por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Brazilit, Alisson. Ishte rasti i fundit i pjesës së parë.

Burimi: Koha