Shpërndaje në: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar vendimin për t’ia hequr kartonin sulmuesit Folarin Balogunit. “Faleminderit FIFA-s që bëri atë që ishte e drejtë dhe korrigjoi një padrejtësi të madhe!”, ka shkruar Trump të dielën mbrëma në “X”.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka anuluar kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA-së, të cilin e mori në ndeshjen e kaluar ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kështu Balogun, që është prej lojtarëve më të mirë të SHBA-së, do të jetë në dispozicion për ndeshjen e një të tetës së finales ndaj Belgjikës. Dënimi me një ndeshje moslojë, Balogunit i është shndërruar në dënim me kusht, për periudhë njëvjeçare.
