“Minions & Monsters” filmi më i shikuar në kinema – afro milionë euro

0%

Filmi i animuar “Minions & Monsters” i studios Universal dhe Illumination ka marrë vendin e parë në ‘box office’ gjatë fundjavës së Ditës së Pavarësisë në ShBA, duke u bërë filmi më i shikuar. Në ditën e premte, filmi ka arkëtuar rreth 14.7 milionë euro në 4.243 kinema në Amerikën e Veriut.

Parashikimet tregojnë se gjatë fundjavës mund të arrijë rreth 36.3 milionë euro vetëm në ShBA, ndërsa në tregjet ndërkombëtare pritet të shtojë edhe rreth 80 milionë euro të tjerë.

“Minions” vazhdon të jetë një nga më të suksesshmet në histori, me filma të mëparshëm si “Despicable Me 4”, “Minions: The Rise of Gru” dhe “Minions”, që kanë gjeneruar fitime globale që shkojnë nga qindra milionë deri në mbi 1 miliardë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e dytë është renditur filmi familjar “Toy Story 5”, i cili në fundjavën e tretë të shfaqjes ka arkëtuar rreth 12 milionë euro në ditën e premte dhe pritet të arrijë rreth 29.4 milionë euro gjatë fundjavës. Vendi i tretë i takoi filmit “Young Washington”, i cili ka arkëtuar rreth 6.8 milionë euro dhe pritet të arrijë rreth 14.7 milionë euro deri në fund të fundjavës.

Në vendin e katërt është renditur filmi “Supergirl”, i cili ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arkëtuar rreth 3.3 milionë euro, teksa pritet të arrijë rreth 8 milionë euro në fund të javës. Ndërsa në vendin e pestë është filmi “Disclosure Day”, i cili ka arkëtuar rreth 2 milionë euro dhe pritet të mbyllë fundjavën me rreth 5.1 milionë euro.

Pas katër javësh shfaqjeje, filmi pritet të arrijë rreth 95.7 milionë euro në tregun e Amerikës së Veriut.

Burimi: Telegrafi