Vijoi edhe sot në ditën e 36-të protesta kundër qeverisë Rama. Një prej aktivisteve në nisje të protestës tha se protesta dje ndër më masivet, pati jehonë në gjithë mediat ndërkombëtare. Aktivistja: Jemi në ditën e 3 të diasporës. Jemi dëshmitarë të protestë së djeshme madhështore dhe që pati jehonë në mediat ndëkrombëtare. Reagime pati në BE dhe Amerikë, si pasojë e vullnetit tonë.
Tregoi i shtetarëve që zëri jonë ka shkuar përtej. Të gjithë të ardhurit nga diaspora kemi fatin të dëgjojmë për të gjithë atë që dua të thonë dhe bashkimin tonë. Shqiptarët dhe diaspora bashkë do ta heqin këtë kryeministër dhe të gjithë establishmentin.
