Diaw u kërkon falje tifozëve të Senegalit për gabimin

0%

Shpërndaje në: Portieri i Senegalit, Mory Diaw, ka pranuar përgjegjësinë për gabimin që i mundësoi Belgjikës të shënonte golin e dytë. Në një ndeshje që Senegali dominoi dhe kishte epërsinë 2:0 deri në minutën e 86-të, Belgjika e ktheu rezultatin për ta fituar 3:2 në kohën shtesë .

Diaw ishte në portë gjatë ndeshjes pasi zëvendësoi portierin e parë Edouard Mendy, i cili mungoi shkaku lëndimit. Diaw ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar falje për gabimin e tij në golin e dytë të Belgjikës, i cili u shënua nga Youri Tielemans. “Nuk kam nevojë të shikoj përsëritjet”, ka shkruar Diaw. “Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan sipas planit.

Dhe nuk kam nevojë të shikoj përsëritjet për të ditur se mbaj njëfarë përgjegjësie. Si portier, jeton me këto lloj momentesh. Një veprim i vetëm mund të fshijë gjithçka që ka ndodhur më parë. Është një dhimbje që vetëm ata që kanë mbajtur këtë pozicion mund ta kuptojnë vërtet”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha