Harry Styles i bën dedikim Liam Payne në koncert: Pa miqtë e mi nuk

0%

Harry Styles mbajti një koncert në stadiumin Wembley, ku i bëri një dedikim prekës ish-anëtarëve të grupit “One Direction”, veçanërisht Liam Payne. Momenti ishte edhe më emocionues pasi në publik ndodheshin prindërit e Liamit, Geoff dhe Karen, motra e tij Ruth dhe djali i saj. Duke iu drejtuar publikut, Styles mezi i përmbajti lotët dhe tha: “Nuk do të isha këtu pa miqtë e mi.

Dua të falënderoj Niall, Louis, Zayn dhe mikun tim të dashur Liam”. Foto: X Në skenë iu bashkua edhe motra e Harryt, Gemma Styles, e cila shprehu krenarinë për vëllanë e saj. Gjatë koncertit, ai uroi gjithashtu ish-partneren e tij, Taylor Swift, e cila së fundmi u martua me Travis Kelce.

Si pjesë e traditës së turneut të tij, Styles interpretoi një këngë surprizë dhe këtë herë zgjodhi “Two Ghosts”, këngë që besohet se i është kushtuar Taylor Swift, me të cilën kishte një lidhje në vitin 2012. Ndërkohë, Styles është i fejuar me Zoë Kravitz, e cila ishte gjithashtu e pranishme në dasmën e Taylor Swift.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Harry thanking Niall, Louis, Zayn, and Liam before Carla’s Song on stage at Wembley Stadium in London, UK – 4 July (via @harryskiwiis ) ❤️ pic.twitter.com/EaxAx3orXo — HSD Together On Tour (@hsdtogethertour) July 4, 2026

Burimi: Telegrafi