Napoli pritet ta shpërblejë McTominayn me rritje pag

0%

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli është gati ta bëjë Scott McTominayn një nga lojtarët më të paguar të skuadrës, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese të tij me kombëtaren e Skocisë në Kupën e Botës. Napoli është e gatshme t’i ofrojë mesfushorit të saj yll një kontratë të re deri në vitin 2030 dhe ta rendisë mes futbollistëve me pagën më të lartë në ekip, raporton gazeta italiane.

Nuk është sekret se klubi napolitan dëshiron ta zgjasë qëndrimin e mesfushorit skocez në “Stadio Maradona” përtej vitit 2028, dhe planet e klubit nuk kanë ndryshuar as pas emërimit të Massimiliano Allegrit si trajner i ri.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Allegri dëshiron ta bëjë ish-mesfushorin e Manchester Unitedit një nga shtyllat kryesore të projektit të tij, ndaj Napoli është gati të nisë bisedimet zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

McTominay ka qenë pa dyshim një nga lojtarët më të mirë të Napolit gjatë periudhës dyvjeçare të Antonio Contes në krye të skuadrës, dhe besimi i klubit ndaj mesfushorit skocez nuk ka ndryshuar, pavarësisht fushatës së tij zhgënjyese në Kupën e Botës.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i ka ngarkuar tashmë drejtorit sportiv Giovanni Manna detyrën për të nisur negociatat zyrtare për rinovimin e kontratës së McTominayt, ndërsa reprezentuesi skocez raportohet se është i lumtur të vazhdojë karrierën te Napoli dhe ta zgjasë qëndrimin e tij përtej vitit 2028.

Burimi: Bota Sot