Leclerc triumfon në Silverstone

0%

Charles Leclerc me Ferrari triumfoi të dielën pasdite në pistën e Silverstone, garë e vlefshme për Cmimin e Madh të Aglisë në Formula 1. Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin monegask, që rikthehet te suksesi pas gati dy vitesh. Një triumf i merituar në një garë që e udhëhoqi shumicën e kohës.

Leclerc mori kryesimin që në kthesën e parë dhe falë një Ferrari të shpejtë dhe fatit që i buzëqeshi në 10 xhirot e fundit mori një fitore të rëndësishme. Por Ferrari gaboi me Hamilton, duke e futur për të ndërruar gomat 4 xhiro nga fundi nën regjimin e makinës së sigurisë. Britaniku, që ishte i dyti, humbi atë pozicion në dëm të patriotit të tij George Russell, që nuk i ndërroi gomat.

Makina e sigurisë, që hyri për shkak të aksidentit të Max Verstappen me Red Bull, nuk u largua deri në fund dhe ai gabim i kushtoi vendin e dytë dhe pikë të rëndësishme Hamilton (i treti) pas pilotit të Mercedes (Russell i dyti).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e katërt u rendit kampioni i botës në fuqi, Lando Norris me McLaren, që la pas Isack Hadjar, Liam Lawson, Arvid Lindblad, Gabriel Bartoleto, Franco Colapinto e Pierre Gasly. Jashtë zonës së pikëve përfundoi Kimi Antonelli me Mercedes.

Burimi: Bota Sot