Ushqimet që ndihmojnë për zorrë të shëndetshme

0%

Shpërndaje në: Ushqimet e plota që janë të pasura me fibra, zakonisht janë ushqimet më të mira për shëndetin e zorrëve. Për shembull, frutat dhe perimet (dhe disa drithëra të plota) përmbajnë polifenole, të cilat janë përbërës që e përmirësojnë barrierën e zorrëve, raporton portali “Eat This, Not That”.

Hulumtimet kanë treguar se perimet me gjethe jeshile mund të ndihmojnë në ushqimin e baktereve të mira që gjenden në zorrë, si dhe e përmirësojnë shëndetin e tyre të përgjithshëm. Por, çfarë ndodhë kur i ushqejmë bakteret e mira në zorrë?

Sa më shumë energji të kenë këto baktere të mira, aq më shumë janë në gjendje të ndërtojnë barrierat mbrojtëse në mikrobiomën tone, që nevojiten për t’i mbajtur larg bakteret e këqija dhe për ta ndaluar rritjen dhe shumimin e tyre. Mikrobioma e zorrëve ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e trurit dhe gjithashtu në rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha