Shtyhet ndeshja, kaos me axhendën për shkak të Botërorit

0%

Në Spanjë janë të sigurt se ndeshja Real Madrid-Real Sociedad për javën e parë të La Liga do të shtyhet. Shkak është bërë ekipi i Realit, që do të ketë të paktën një lojtar në gjysmëfinalen e Botërorit. Franca do të përballet me Marokun, ndërsa është pikërisht ky takim që konfirmon se ndeshja e La Liga do të shtyhet.

Brahim i Realit luan për Marokun, ndërsa Tçuameni, Mbape dhe Konate janë tëe Franca. Sfidat e javës së parë të La Liga do të luhen nga data 14 deri më 16 gusht. Megjithatë jo gjitha, pasi fillimi i kampionatit do të shtyhet për ekipet që do të kenë të paktën një lojtar në gjysmëfinale. Ndaj Reali do të luajë në fundin e muajit gusht.

Një takim që rinis rrugëtimin e trajnerit Murinjo në kampionatin spanjoll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot