Haaland dhe Norvegjia para sfidës së madhe me Brazili

0%

Në New York zhvillohet një nga ndeshjet më të forta të fazës së 1/8-ës së finales së Kampionatit Botëror: Brazil – Norvegji, në stadiumin “MetLife” në orën . Nën drejtimin e trajnerit italian Carlo Ancelotti, Brazili po hyn në fazën vendimtare të turneut me një besim të madh nga tifozët dhe media, të cilët e shohin si figurën kryesore të stabilitetit të “kariokëve”.

Sipas analizave braziliane, jo as forma e mirë e Vinícius Junior, as rikthimi i Raphinha, e as rikthimi i mundshëm i Neymar Jr nuk kanë ndikim më të madh sesa besimi që Ancelotti ka fituar te publiku brazilian.

Në qendër të vëmendjes është edhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të rrezikshëm në botë dhe arma kryesore e Norvegjisë në këtë fazë të turneut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Norvegjia vjen në këtë ndeshje me një kampanjë shumë të fortë kualifikuese dhe me vetëbesim të lartë pas rezultateve të fundit, ndërsa përballet me një Brazil që kërkon të konfirmojë statusin e favoritit.

Sulmuesi brazilian Matheus Cunha theksoi se skuadra nuk duhet të fokusohet vetëm te Haaland, por te gjithë ekipi norvegjez, i cili ka shumë lojtarë të rrezikshëm që luajnë në ligat më të forta evropiane.

Brazilit i duhet gjithashtu të menaxhojë disa mungesa dhe dilema në mesfushë, pasi Lucas Paqueta është në dyshim për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa alternativa të tjera ofensive po shqyrtohen nga stafi teknik.

Nga ana tjetër, Norvegjia po mbështetet jo vetëm te Haaland, por edhe te lideri i mesfushës Martin Ødegaard, duke kërkuar një tjetër surprizë historike ndaj pesë herë kampionëve të botës. Ish-futbollisti norvegjez Kjetil Rekdal kujtoi fitoren historike të vitit 1998 ndaj Brazilit dhe theksoi se edhe pse historia nuk luan në fushë, ajo mund të ndikojë psikologjikisht në kundërshtar.

Çdo detaj mund të vendosë fatin e kualifikimit në çerekfinale.

Burimi: Bota Sot