Vikingët ishin të zotë edhe me gjilpërë, zbulimi në Danimarkë: Kishin

0%

Një zbulim i ri arkeologjik pranë qytetit të Aarhus në Danimarkë mund të ndryshojë mënyrën se si e shihet epoka e vikingëve. Arkeologët kanë zbuluar 82 ndërtesa të vogla, të cilat besohet se kanë shërbyer si punishte të specializuara për prodhimin e tekstilit.

Zbulimi u bë në fshatin Søften, në rajonin e Jutlandës Qendrore, ku janë gjetur mbetjet e një vendbanimi të madh artizanal që daton nga shekujt 7 deri në 10. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 100 mijë metrash katrorë. Sipas studiuesve, zona ka shërbyer si një qendër e specializuar prodhimi, ku punishtet funksiononin paralelisht.

Numri i madh i punishteve të ngjashme sugjeron se vikingët kishin një ndarje të zhvilluar të punës dhe ndoshta edhe një formë të organizimit të centralizuar. Gërmimet zbuluan një numër të madh peshash për tezgjah, boshtesh për tjerrje dhe rruazash qelqi, duke treguar se tekstili prodhohej në një shkallë shumë më të madhe sesa nevojat e popullsisë lokale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas arkeologëve, aty dokumentohet e gjithë zinxhiri i prodhimit – nga përpunimi i fibrave deri te pëlhura e përfunduar. Po ashtu, janë gjetur monedha arabe nga Lindja e Mesme, si dhe monedha nga territoret e sotme të Francës dhe Gjermanisë, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Këto artefakte tregojnë se banorët e Søftenit ishin pjesë e rrjeteve të gjera tregtare që shtriheshin deri në Azi. Vendbanimi ndodhej pranë qendrës së atëhershme tregtare të Arosit, gjë që ua lehtësonte banorëve transportimin dhe eksportimin e mallrave të prodhuara. Historiani Kasper H.

Andersen nga Moesgaard Museum tha se zbulimi dëshmon se epoka e vikingëve nuk ishte një periudhë “e pacivilizuar, barbare dhe e prapambetur”, siç është konsideruar shpesh. Analiza e artefakteve vazhdon ende dhe studiuesit thonë se mund të duhen muaj, madje edhe vite, derisa të gjitha gjetjet të jenë të gatshme për t’u prezantuar para publikut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com