Protesta që po zhvillohet në Tiranë vijon të marrë përmasa të gjera dhe mbështetje nga qytetarë të ndryshëm, kryesisht të rinj, të cilët shprehin pakënaqësi ndaj sistemit politik dhe mungesës së perspektivës në vend. Kështu është shprehur pedagogia Mirela Karabina në një intervistë për “Ora News”, duke e cilësuar tubimin si një reagim qytetar dhe anti-establishment.
Sipas Karabinës, protesta përfaqëson një ndjenjë të fortë reagimi nga qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë ndryshim të thellë politik dhe social. Ajo theksoi se në tubim janë të pranishëm shumë të rinj të gjeneratës Z, të cilët sipas saj përballen me pasiguri ekonomike, mungesë perspektive dhe vështirësi në ndërtimin e një jete dinjitoze në Shqipëri.
Karabina u shpreh se protestuesit kërkojnë rrëzimin e një sistemi 36-vjeçar, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për problemet aktuale të vendit, duke përfshirë edhe emigrimin masiv të të rinjve. Ajo kritikoi gjithashtu mungesën e lidhjes mes sistemit arsimor dhe tregut të punës, si dhe nivelin e pagave.
Duke folur për situatën politike, ajo deklaroi se si mazhoranca ashtu edhe opozita nuk po e lexojnë siç duhet mesazhin e protestës, ndërsa shtoi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjëra palë. Sipas saj, protesta ka marrë karakter politik dhe synon ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar votë të lirë dhe përfaqësim real.
Karabina theksoi gjithashtu se zhvillimet e fundit në drejtësi, përmes hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, kanë ndikuar në tensionimin e politikës shqiptare. Sipas saj, protesta synon një ndryshim të thellë të sistemit aktual politik dhe institucional në vend.
Mirela Karabina: Sepse po dëshmon ndjenjën e reagimit të qytetarëve shqiptarë, si qytetarë evropianë dhe të solidaritetit që kanë qytetarët në këtë protestë kaq të bukur. Protesta është një protestë anti-establishment. Dhe të gjitha ato thirrjet apo thirrjet që janë në protestë është lajtmotivi i protestës.
Pra kjo protestë kërkon rrëzimin e këtij establishmentit 36 vjeçar, i cili ka kusuret që e ka bërë Shqipërinë jo një vend të dëshirueshëm sidomos për të rinjtë. Ndaj ajo është një protestë rinore dhe qytetare, sepse ka shumë të rinj.
Ka të rinj të gjeneratës Z, të rinj të cilët në fakt, ndryshe nga gjeneratat e tjera, e tashmë kjo e dëshmuar nga studimet në këto vite, është një gjeneratë e cila për shkak të informacionit të madh dhe të teknologjisë e cila ka ndryshuar jetët tona, ka bërë që dhe kjo gjeneratë të ketë ankthe, të ketë pasiguri dhe kërkon zgjidhje të shpejta, dhe kjo… dhe njëkohësisht ka edhe fuqinë reaguese.
Fatkeqësisht në Shqipëri nuk është menduar për të rinjtë, përkundrazi, i është dhënë rruga më e shpejtë, i është dhënë rruga e dyerve të botës. Dhe të rinjtë sot, këta që dalin aty, 25 vjeçarë, 35 vjeçarë, janë ata të cilët janë të pasigurtë.
Disa kanë krijuar familje, vijnë me familjet e tyre, por nuk kanë një siguri dhe vazhdimësi për një jetë dinjitoze për fëmijët e tyre dhe për veten e tyre.
Të rinj të cilët mund ta kenë ndërtuar familjen, por që nuk kanë asnjë garanci, duke filluar që nga sistemi arsimor, mungesa e lidhjes së sistemit me tregun, dhe pamundësia pra për të pasur një pagë dinjitoze për të krijuar një jetë në vendin e tyre. Politika po e lexon shumë mirë mesazhin e qytetarëve se prandaj dhe kemi një qetësi nga ana, qetësi në thonjëza nga ana e pushtetit.
Pra nuk flet askush. Kanë filluar tash të fshihen këto kohë dhe në vend që të marrin përgjegjësinë dhe të dëgjojnë zërin e qytetarëve, në fakt ato po sulmojnë protestën. Dhe kemi një kryeministër i cili i ka ndryshuar sjellja, është një kryeministër arrogant dhe që nuk dëgjon dhe shpërfill qytetarët e tij. Kemi një opozitë e cila edhe ajo është munduar që të sulmojë protestën.
Tani kur e pa që protesta ka marrë këtë përmasë, mundohet që të japë mesazhin që ajo e mbështet protestën. Por në fakt protesta nuk e do asnjërin.
Nuk do as këtë qeverisje dhe Partinë Socialiste, domethënë kur them Partinë Socialiste them pikërisht ky lidership i Partisë Socialiste dhe ajo është përgjegjëse sepse është kaq vite në pushtet, dhe njëkohësisht opozitën, dhe sidomos partinë më të madhe që është Partia Demokratike. Dhe kjo protestë i ka delegjitimuar ata.
Vetëm pak ditë pasi ka filluar protesta, i ka nxjerrë jashtë rregullit. Protesta është kundër sistemit. Protesta është politike. Nuk është partiake. Mbetet politike sepse kërkesat gjithmonë në protestë janë politike. Ne u shfaq politike, ne bëjmë politikë nga mëngjesi deri në darkë, kudo ku ne shkojmë, ku ne paraqesim problemet dhe gjithçka ndodh.
Dhe protesta është politike sepse ka kërkesa të qarta politike. Pra, ajo kërkon që të ndryshojë ky sistem dhe ky sistem do të ndryshojë nëpërmjet një sistemi zgjedhor ku të garantohet ajo që është baza e një sistemi demokratik, vota e lirë, që ne nuk e kemi.
Dhe përgjegjëse janë dy partitë e mëdha, të cilët përmes kodit zgjedhor të vitit të kaluar, sollën dhe zgjedhje të cilat nuk sollën atë rezultat që duhet të sillnin për qytetarët shqiptarë, por sollën një rezultat ku dy partitë siguruan pozicionet e tyre në llogore. Njëra mandatet, super mazhorancë, dhe tjetra opozitën.
Këtë kanë dashur, sepse faktikisht ne kemi një politikë në hall të madh. Gjithçka që ndodh është për t’u përballur me drejtësinë.
Dhe kjo, ky domethënë, ky institucion, SPAK-u, është ai që ka trazuar keq politikën shqiptare, sepse për herë të parë ne po shikojmë që po shkojnë përpara drejtësisë zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë që nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe ndërkohë të tjerët i ke nën hetim. Dhe kjo protestë bëhet që të rrëzojë pikërisht.
