Portieri i Spanjës s’i frikësohet Cristiano Ronaldos: Nuk është më i

0%

Portieri i Spanjës Unai Simon mund të pendohet të hënën mbrëma shkaku që zgjodhi të “ngacmojë” Cristiano Ronaldon. Spanja do të ketë punë me Portugalinë në raundin e 16-të më të mirëve në Kupën e Botës, me objektivin për ta arritur çerekfinalen. Në konferencë për shtyp, Simon është pyetur rreth Ronaldos, megjithatë “gardiani” i Athletic Bilbaos ka bërë të qartë se nuk do ta ketë problem.

“Cristiano i sotëm nuk është më i njëjti sikur para gjashtë-shtatë viteve, kur ishte te Real Madridi, apo në formën më të mirë”. “Por, është e qartë se duhet ta mbajmë sa më larg që është e mundur nga 16-metërshi, sepse kur është në atë zonë, është vendimtar”, deklaroi ai. Herën e fundit që Ronaldo luajti kundër Spanjës, arriti të shënojë golin vendimtar në finalen e Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, rikujtojmë se përballja mes Portugalisë dhe Spanjës do të nisë të hënën nga ora ./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi