Mbappe “mirëkupton” paraguajanët

0%

Ndeshja mes Paraguajit dhe Francës u njollos nga një sjellje jo shumë sportive e ekipit amerikano-latin, i cili u mundua që të evitonte humbjen duke përdorur ndërhyrje, të cilat nuk kanë shumë lidhje me futbollin. Në fund të ndeshjes Kylian Mbappe komentoi me fjalë pajtuese atë që ndodhi. “Kjo është mënyra e tyre e të luajturit futboll.

Secili lufton me armët e veta, nuk ka mënyrë të mirë ose të keqe për të luajtur futboll”, pohoi kapiteni i Francës. Mbase burimi i pozitivitetit të treguar nga ana e tij vjen nga fakti se ai shënoi dje golin e 19-të në po kaq takime që ka zhvilluar në Kupën e Botës. Në fund 27-vjeçari tha se fitore si ajo në Filadelfia janë pjesë e lojës.

“Nëse na duhet të ndotim duart, do t’i ndotim duart. Nuk kemi problem me këtë. Ata thjesht donin të luftonin, por edhe ne mund të luajmë me mënyra jo shumë ortodokse, por i mundëm duke bërë lojë” , ishte mesazhi i yllit francez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot