Dervishaj largohet nga Vëllaznimi

0%

Besfort Derviahaj largohet nga klubi i futbollit Vëllaznimi nga Gjakova. Dervishaj, për tre vite ka qenë pjesë e klubit me traditë. “Faleminderit, Gjakovë! Sot mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm për mua. Pas 3 viteve të paharrueshme me KF Vëllaznimi, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Faleminderit drejtuesve të klubit, stafit, trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe çdo personi që kontribuoi në këtë periudhë. Ishte nder dhe privilegj të mbaja ngjyrat e këtij klubi me traditë. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët Kuqezinjtë e Gjakovës. Mbështetja, besimi dhe pasioni juaj në çdo ndeshje kanë qenë një motivim i jashtëzakonshëm.

Ju do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ju uroj nga zemra shumë suksese në të ardhmen. Nuk është lamtumirë por vetë mirë u pafshim. Faleminderit për gjithçka!”, ka shkruar Dervishaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot